25-04-2024

Arrestohen tre shqiptarë në Angli, kishin mbushur qytetin me kanabis

Dy shqiptarë, kushërinj me njëri-tjetrin janë arrestuar në Angli pasi akuzohen se prodhonin dhe shpërndanin drogë në zonën e Playmouth.

Fatmir Kurmekaj dhe Fatjon Kurmekaj u kapën ndërsa ishin duke ecur me makinë, ku atyre iu gjet një sasi e madhe kanabisi në mjet.

Gjykata e Playmouth do të jepte vendimin për dy kushërinjtë ditën e hënë, por u tërhoq sërish, pasi avokatët e të akuzuarve pretendojnë se ata kanë prodhuar më pak hashash nga sa pretendon policia.

Kushërinjtë Fatmir Kurmekaj, 34 vjeç, nga High Wycombe dhe Fatjon Kurmekaj, 36 vjeç, nga The Crescent janë pranuar të dy fajtorë për prodhimin e kanabisit të klasit B, por kanë argumentuar se përfshirja e tyre në drejtimin e dy fermave të kanabisit të përmasave “komerciale” ishte shumë më pak sesa pretendonte policia dhe prokurorët.

Asnjë koment

Comments are closed.