23-04-2024

Arrestohen tre të rinj, kapen me marihuanë në Prizren

Në Prizren janë arrestuar tre person për shkak se gjatë kontrollit u janë gjetur sasi të vogla marihuanë, por edhe lloj tjetër i substancave narkotike të quajtur Speed.

Sipas Policisë, ata janë të komuniteteve të ndryshme.

Rasti i parë ka qenë në rrugën ‘Ukë Bytyqi’, ku është arrestuar i dyshuari nga komuniteti rom, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.97 gram dhe 0.53 gram e llojit Speed

Në të njëjtën rrugë është arrestuar edhe një person tjetër, shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike  e llojit  marihuanë në peshë 2.1 gram.

Kurse rasti tjetër ka qenë në Qendrën Sportive në Prizren, ku është arrestuar i dyshuari i komunitetit boshnjak, pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike  e llojit  marihuanë në peshë 7.38 gram.

Në të tria rastet të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rastet, që po hetohen  janë në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.