03-12-2024

Gjatë javës më pak lindje në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, në Prizren kanë lindur 63 të foshnja.

Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar gjashtë raste të lindjeve më pak, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, apo nëntë më shumë se vajza, numri i të cilave është 27 sosh.

Gjatë javës që po e lëmë nuk është regjistruar asnjë lindje gemellare (binjak).

Në Komunën e Prizrenit, ndërkaq mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.