24-04-2024

Mazrekaj përballë djalit të Arkanit

I lindur në Austri por me origjinë nga Dukagjini i Kosovës bokseri Petrit Mazrekaj pa asnjë humbje deri më tash po bën përgatitjet për fitoren e radhës.

Meçi i tij i radhës ka zgjuar kureshtje të madhe pasi kundërshtari i tij pritet të jetë Velko Razhnjatoviç, djali i kriminelit serb Arkanit, transmeton tv Klan

Razhnjatoviç e ka ftuar Mazrekajn në Beograd por ky i fundit refuzon për shkaqe sigurie. Ai ka përjashtuar edhe Bosnjën si mundësi ndërsa si opsione mbeten Kroacia dhe Gjermania.

Derisa ende mbetet në pikëpyetje data dhe vendi i kësaj përballje.

Asnjë koment

Comments are closed.