25-04-2024

Arrestohet burri i modeles së njohur shqiptare, shpenzime marramendëse për jahte

Biznesmeni rumun Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini, është arrestuar në Mykonos, Greqi.

Sipas medias vendase Protothema, Savulescu është arrestuar bashkë me një person tjetër në ishullin e famshëm, ku ka shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirje në një skandal të madh ekonomik në Rumani.

Ai u akuzua së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë dhe u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Për kapjen e rumunit u përfshinë zyrtarët e policisë së Mykonos në Greqi, pas kontakteve me homologët në Bukuresht. /n.a

Asnjë koment

Comments are closed.