Arrestohet hajduti që vodhi pensionistin
Rreth orës 14:00, të datës 25 maj, një plak i vitlindjes 1932 pasi kishte dalë nga hapësirat e një banke në Prizren kishte vërejtur se i mungonte kuleta me një shumë parash.
Referuar policisë del se pas denoncimit të rastit, policia e Prizrenit ka nisur me hetime të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit me inicialet A. K.
Gjatë intervistës, i dyshuari, i ballafaquar me provat materiale ka qenë bashkëpunues. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti mbetet nën masën e arrestit policor.