20-02-2025

Arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura

Hetuesit policor sot në Prishtinë kanë arrestuar një person të dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura, njofton policia.

Sipas policisë, raste këto të ndodhura kohëve të fundit në kryeqytet.

“Ndaj personit të dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Asnjë koment

Comments are closed.