Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur në Kramovik të Rahovecit
Më 27 tetor të këtij vit, në ora 03:00, në një pompë derivatesh në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit nga persona të maskuar ka ndodhur grabitje nën kërcënimin me armë.
Sektori rajonal për hetime nga Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka punuar intensivisht në zbulimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe sot, me 7 nëntor, ka kryer një bastisje në fshatin Kralan të Gjakovës me ç’rast ka arrestuar personin e dyshuar, njoftoi Policia.
Sipas këtij njoftimi, i arrestuari A.A, është i lindur më 1996, ndërsa është shqiptar me shtetësi të Kosovës.
Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe lokaleve të tjera përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar:
- Sasi e narkotikëve e dyshuar si marihuanë , 486 gramë
- Sasi e narkotikëve 10 gramë e dyshuar si kokainë
- Një peshore e cila shërben për matjen e substancës së dyshuar.
- Një pushkë automatike AK-47 me tre fishekë
- Një pistoletë e kalibrit 6.35 mm, me katër fishekë
- Një pushkë gjuetie
- Një pushkë ajrore-rekreative
- Një jelek taktik i forcave speciale Swat
- Dy këllëfë për mbajtjen e armëve
- Dy palë dorëza
- Mjete të mprehta (thika dhe një boks hekuri), bateri dore
- Një palë dylbi
Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit po vazhdojnë hetimet, ndërsa personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor./k.net