27-07-2024

Arrestohet i dyshuari për therjen në “Kurillë” të Prizrenit

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin, që po dyshohet se e ka kryer therjen në lagjen ‘Kurilla’ të Prizrenit.

Njoftohet se autori i dyshuar, që fillimisht nuk dihej e që të premten e ka therur me thikë një bashkëmoshatarë të tij, në këtë lagje është person i moshës së mitur.

Viktima ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe po vazhdon trajtimin në spital, për shkak të lëndimeve të rënda në pjesën e mushkërive.

“Lagje Kurilla, Prizren 26.07.2019 – 22:20. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari (i mitur) mashkull K-Shqiptar pasi që kishte therur me thikë viktimën (të mitur)mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, viktima është hospitalizuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.