Arrestohet i dyshuari që theri me thikë dy persona në Suharekë

Në Suharekë është arrestuar personi i dyshuar për therjen  me thikë të dy personave, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në rr. Avdyl Rama.

“Një person (K/Shqiptar) është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj K/Shqiptar të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari me aktvendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në raport, policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth motivit të rastit e as identitetit të personave të ndërlikuar. /GazetaePrizrenit.net/