25-04-2024

Vjedhje e rënë në një shtëpi të Prizrenit

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në një shtëpi të Prizrenit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën  “Bislim Shala”.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin , një sasi stoli ari, dy pushkë gjuetie dhe një shumë të konsiderueshme parash”, thuhet në raportin e Policisë.

Nuk njoftohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relavante.

Mbështetur në raportet policore kohët e fundit në komunën e Prizrenit dhe të Suharekës del se janë shtuar rastet e vjedhjes nëpër shtëpi, ndërsa në fokus të hajdutëve janë paratë, ari, por ata po vjedhin edhe armë të gjetura në shtëpi. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.