14-05-2024

Arrestohet ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar nën akuzën e korrupsionit pasiv i të zgjedhurve vendor. Arrestimi vjen me urdhër të SPAK. Kryetari i konfirmuar nga zgjedhjet e 14 Majit dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrë.

Pas publikimit të videos, pati një reagim nga vetë Gjici, i cili njoftoi dorëheqjen ndërsa deklaroi se me vajzën në fjalë ishte në marrëdhënie intime prej kohësh.Qeveria vendosi shkarkimin e tij ndërsa SPAK gjithashtu nisi hetimet për veprën penale shpërdorim i detyrës./abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.