29-04-2024

Prizren: Lokaliteti Arkeologjik në qendër drejt finalizimit

Minstri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Lokaliteti Arkeologjik i cili gjendet pranë qendrës së qytetit të Prizrenit është drejt finalizimit.

Sipas tij kjo do të bëhet gati për të pritur vizitorët e Prizrenit shumë shpejt.

Njoftimi i plotë:

Lokaliteti Arkeologjik që dëshmon lashtësinë mijëravjeçare të Prizrenit historik, u konservua dhe po bëhet gati për t’u prezantuar para qytetarëve dhe vizitorëve. 🏛🇽🇰

Një lokalitet i degraduar dhe i lënë në harresë për shumë vite, fal përkushtimit dhe profesionalizmit u shpëtua.

Tashmë po bëhen punimet e fundit drejt finalizimit. Një pikë shënjuese po bëhet gati për të pritur vizitorët e Prizrenit shumë shpejt.

Asnjë koment

Comments are closed.