Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës afër Prizrenit dhe është dërguar në Stacioni Policor të Pejës, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, arrestimi është bërë nga policia kufitare në bazë të urdhëresës së gjykatës.
“Është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje në Stacioni Policor Pejë, ku më pas do të dërgohet në gjykatë”, thuhet në raportin e PK-së.