25-04-2024

Arrestohet në pikëkalimin e Vërmicës një person i kërkuar nga drejtësia

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës afër Prizrenit dhe është dërguar në Stacioni Policor të Pejës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, arrestimi është bërë nga policia kufitare në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje në Stacioni Policor Pejë, ku më pas do të dërgohet në gjykatë”, thuhet në raportin e PK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.