Të hënën vendoset nëse do të ketë rinëmurim të votave në disa vendvotime

omisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën do të vendos nëse do të ketë rinumërim të votave në disa vendvotime të ndryshme, pasi aktualisht është duke u bërë auditimi i disa votave, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë pas marrjes së raportit KQZ-ja do ta shqyrtoj dhe më pas do të vendoset.

“Ka vendvotime që janë duke ju nënshtruar procesit të auditimit dhe deri të hënën më së largu do të kemi raportin, ku QNR-ja do të paraqes rekomandimet dhe më pas KQZ-ja vendos nëse do të ketë rinumërim në disa vendvotime”, tha Elezi.

Ai të shtunën në një konferencë për medie ku ka folur për aktivitet që po zhvillohen në QNR, ka thënë se s’ka datë se kur do të bëhet shpallja përfundimtare e rezultateve, duke theksuar se një gjë e tillë s’mund të bëhet pa përfundimin e të gjitha procedurave.

Elezei ka treguar se  në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve KQZ-së i janë dashur 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017. Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% – 22% e vendvotimeve.

Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2 254 nga 2 547 vendvotime.