Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës afër Prizrenit dhe është dërguar në në vuajtje të dënimit, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, arrestimi është bërë nga policia kufitare në bazë të urdhëresës së gjykatës.
Në raportin nga PKK-së në Vërmicë, nuk jepen hollësi të tjera rreth natyrës së veprës për të cilën kërkohej./GazetaePrizrenit.net