26-04-2024

Arrestohet një femër që rrahu burrin në Prizren

Një femër është arrestuar në Prizren në cilësinë e të dyshuarës shkaku i sulmit ndaj  bashkëshortit të saj.

Sipas policisë, si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë konfiskuar një mjet te mprehtë, i cili dyshohet se ishte përdorur në rast.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.