25-04-2024

Arrestohet një i dyshuar pas zjarrit që përfshiu një shtëpi në Prizren

Një person i dyshuar është arrestuar pas përfshirjes nga zjarri të një shtëpie në Prizren.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Raporti i policisë:

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është djegur shtëpia e tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.