27-01-2021

Blerim Kuçi e publikon letrën e dorëheqjes që ia dërgoi Avdullah Hotit

Blerim Kuçi është lajmëruar përmes Facebook’ut menjëherë pasi u bë e ditur se ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i ministrit te kryeministri në detyrë, raporton Gazeta Express.

Ai ka publikuar letrën që ia ka dërguar kryeministrit në detyrë Avdullah Hotit.“Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike.

Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar,

Dje, nëpërmes një shkrese, kam kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të lirohem nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike.

Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme.

Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve.

Faleminderit!

Asnjë koment

Comments are closed.