08-05-2024

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Suharekë

Një person është arrestuar pas një plani të policisë për arrestimin e të dyshuarve për vjedhje, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë rasti i vjedhjes ka ndodhur një javë më parë, në fshatin Budakovë të Suharekës.

“Njësitë policore në vazhdën e implementimit të një plani operativo–hetimor, pas disa rasteve të vjedhjeve të rënda të ndodhura në këtë lokacion, më 26.04.2021 kanë ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.