14-12-2024

Arrestohet një kosovar në Jarinje, dyshohet se prezantoi dokumente serbe false

Një kosovar është arrestuar dje në pikën kufitare në Jarinje, sipas policisë pasi ai ka prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

“Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

Rasti është cilësuar “Falsifikim i dokumenteve”./KK

Asnjë koment

Comments are closed.