13-12-2024

Arrestohet një person, dyshohet se mori kredi me dokumente false

Një person është arrestuar sot nga policia në Prishtinë, pasi dyshohet për mashtrim me dokumente false.

Rasti ishte raportuar që në mars, kur u zbulua se i dyshuari kishte siguruar kontrata pune të falsifikuara për tre persona.

Së bashku ata kishin arritur të mashtrojnë një bankë duke marrë kredi.

Policia po vazhdon hetimet, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./KK

Asnjë koment

Comments are closed.