20-04-2024

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Prizren dhë dërguar në burgun e Dyzit, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Referuar njoftimit nga Policia, ai është arrestuar në  Transitin e ri.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e sigurisë së lartë në Dyz”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:

Prizreni ndër komunat e fundit të Kosovës për transportin publik (Dokument)

Policia nuk ka njoftuar as për identitetin e të arrestuarit e as për arsyet se përse kërkohej i dyshuari. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.