29-10-2020

Prizreni ndër komunat e fundit të Kosovës për transportin publik (Dokument)

Përkundër që është komuna e dytë në vend, sa i përket performancës së treguar për transportin publik, Prizreni radhitet ndër vendet e fundit në tabelë, në mesin e komunave të Kosovës, shkruan sot Gazeta e Prizrenit.

Vlen të përmendet se pos Kamenicës, para Prizrenit janë të gjitha komunat e vendit, pos atyre të vogla me shumicë nga komuniteti serb, si Parteshi, Gracanica, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, etj.

Kjo gjendje paraqitet në raportin e publikuar të performancës së Komunave për vitin 2019, realizuar nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal, ku prezantohen rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave, që janë nën përgjegjësi të tyre.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Fusha e transportit publik, matë ofrimin e transportit publik për qytetarët e komunës.  Këtu përfshihet edhe treguesit “Vendbanimet e përfshira në transportin lokal publik”, si dhe vendndalimet e shenjëzuara për automjetet e transportit publik.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në këtë fushë, ku ka komuna që kanë arritur 100 %,  Prizrenit ka arritur  64.3 % të kritereve,  duke u radhitur në vendin e 25-të të tabelës, që paraqet gjendjen e përgjithshme në Komunat e Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në raportin e MPL-së tregohen matjet që janë bërë për 36 komuna të Kosovës. Vlerësim I këtij viti ka pasur në fokus pasqyrimin e të arriturave për 38 komuna, ndërsa Komuna e Mamushës dhe Dragashit nuk janë të përfshira. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.