Një person nga rajoni i Prizrenit, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në pikëkalimin kufitar të Merdares, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
Nuk jepen detaje se vendbanimin e saktë të të dyshuarit dhe se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Nga raportet e Policisë, del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/