19-04-2024

Rrahje në një fshat të Suharekës, arrestohen dy persona

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Bllacë të Suharekës, pasi si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme janë përleshur fizikisht, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë,  ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore.

 “Fsh. Bllacë, Suharekë 20.04.2023-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të më hershme janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.