02-05-2024

Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata, dërgohet në burg

Një person nga rajoni i Prizrenit, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në pikëkalimin kufitar të Merdares, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

Nuk jepen detaje se vendbanimin e saktë të të dyshuarit dhe se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Nga raportet e Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/

Asnjë koment

Comments are closed.