05-10-2024

Arrestohet një person në Krushë të Vogël, gjuajti me armë në një aheng

Policia  ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Siç bën të ditur policia rasti ka ndodhur në Krushë të vogël, në Prizren, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit.

“Krushë e vogël, Prizren 14.09.2024-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit Zoraki me një karikator dhe pesë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia./AI

Asnjë koment

Comments are closed.