05-10-2024

Turisti i zhdukur në Shqipëri, ShKShMK vazhdon kërkimin për gjetjen e tij

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar kërkimin për gjetjen e një turisti në Shqipëri, të zhdukur më 5 shtator 2024.

“Operacioni është zhvilluar në 4 drejtime operacionale,1 nga ajri me helikopter dhe 3 të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit”, ka shkruar ShKShMK.

“Fatkeqësisht gjatë kërkimit nuk është hasur në asnjë gjurmë”.

Postimi i plotë:

Me datën 12.09.2024 ShKShMK, pas thirrjes nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit të zhdukur me datën 05.09.2024.

Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit , Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë .

Operacioni është zhvilluar në 4 drejtime operacionale,1 nga ajri me helikopter dhe 3 të tjera nga toka duke e zgjëruar perimetrin e kërkimit.

Gjithashtu jemi koordinuar edhe me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi, të cilët kanë zhvilluar operacionin në pjesën e Malit të Zi.

Fatkeqësisht gjatë kërkimit nuk është hasur në asnjë gjurmë.

Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet pergjegjëse.

Asnjë koment

Comments are closed.