20-04-2024

Arrestohet një person në Prizren, kërkohej nga INTERPOL-i

Është arrestuar një person nnë rajonin e Prizrenit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuar ishte i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare “INTERPOL”, për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikimin me narkotikë.

“Menjëherë janë ndërmarr veprime aktive policore në funksion të identifikimit dhe lokalizimit të personit në kërkim ndërkombëtar, ku përmes angazhimit edhe të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të PK-së, si dhe prokurorisë kompetente personi i pandehur ndalohet dhe shoqërohet në Polici për vazhdim të proceduarve të mëtejme ligjore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.