18-04-2024

Viktima e aksidentit në Gjonaj të Hasit,  një 68 vjeçar nga rrethina e Suharekës

Një vetaksident fatal ka ndodhur  mbrëmë në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit” se viktima është 68 vjeçari  H. Shala (lind. 1953) nga fshati Doberdolan i Suharekës, por me banim në lagjen Arbana-Prizren.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15.  /Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.