25-04-2024

Arrestohet një person për ‘grabitjen’ në karburantin e  Bellobradit të Opojës

Një person i dyshuar është arrestuar në Dragash, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një rast të ‘grabitjes’ që ndodhi dy ditë më parë në fshatin Bellobrad.

Njëri nga zyrtarët e policisë në Prizren, Vesel Gashi ka njoftuar se me datën 21 shkurt 2019, hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante të mbështetur nga hetues rajonal, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin (O. M.), i cili  dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘grabitje’.

“I dyshuari përmes përdorimit të forcës e ka sulmuar viktimën me një mjet të mprehtë (thikë), duke i shkaktuar lëndime serioze trupore, ku ka arritur qe t’ia marrë viktimës një shumë të parave”, tha ai.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i  shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë./GazetaePrizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.