02-05-2024

Prizren: Dy të arrestuar për shitjen e substancave narkotike

Në Prizren janë arrestuar dy persona, pasi që gjatë kontrollit atyre u janë gjetur dhe konfiskuar 62.4 gramë substancë narkotike.

Në raportin e Policisë, thuhet se po ashtu tek të dyshuarit është gjetur një peshore digjitale, mulli për bluarje të narkotikëve dhe qese të vogla plastike.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.