19-04-2024

Rrah gruan arrestohet prizrenasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.