Në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë.
Njoftohet se ai u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit
Sipas policisë i dyshuari ryshfetin e ka ofruar me qëllim që t’i lejohet hyrja në Kosovë gruasë së tij me ndalesë hyrje për 5 vite.
Me urdhër të prokurorit, personi është dërguar në mbajtje.