26-04-2024

Arrestohet një person për tentim dhunim në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme një grua në Suharekë ka raportuar se një i dyshuar ka tentuar ta dhunojë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Po ashtu i njëjti dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“TENTIM DHUNIMI/Suharekë 06.04.2023-11:00.   Viktima femër kosovare  ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.