26-04-2024

Arrestohet një person, sulmon policin në Rahovec

Një person është arrestuar në Rahovec për shkak të sulmit ndaj një polici.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, transmeton Gazeta e Prizrenit.

I dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte bërë ngasje të rrezikshme dhe  nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor që të ndalej.

“I dyshuari kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, gjatë vënies nën kontroll pasi i dyshuari kishte qenë agresiv, lëndime kishte pësuar edhe një polic tjetër  të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.