16-04-2024

Prizren: 12 persona shoqërohen në polici për mosrespektim të masave gjatë pandemisë

Nga shfaqja e rasteve të para të COVID-19, institucionet përgjegjëse në Kosovë ndërmorën masa nga më të ndryshmet në mënyrë që përhapja e këtij virusi të jetë më e vogël.

Gjatë 24 orëshit të fundit, policia intervenoi në 3 raste në rajonin e Prizrenit ku ndaluan 12 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësorë gjatë epidemisë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Komunikata  me rastet nga policia :

MOSVEPROM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Magjistrale lagjja Arbana, Prizren 24.05.2020 – 14:00. Ndaj nëntë të dyshuarve meshkuj kosovar  është iniciuar lënda pasi të njëjtit  nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Skenderbeu, Suharekë 24.05.2020 –22:40. Ndaj të dyshuarit mashkullkosovar është iniciuar lënda si më lartë pasi të njëjtit  nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Brigada 123, Suharekë 25.05.2020 –00:05. Ndaj dy të dyshuarve meshkujkosovar  është iniciuar lënda si më lartë pasi të njëjtit  nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.