Në Prizren është arrestuar një person i dyshuar, pasi ka ngacmuar seksualisht një grua, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mesnatën e së dieles, derisa i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e viktimës femër.
Njoftimin i Policisë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka hyrë në shtëpinë e viktimës femër kosovare dhe ka ngacmuar seksualisht viktimën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.