20-04-2024

Arrestohet pasi i ofroi ryshfet policit që t’ia mundësojë gruas kalimin e kufirit

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në pikën kufitare Kulla dhe më pas është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet 50 euro një zyrtari policer për t’ia mundësuar gruas së tij kalimin e kufirit me pasaportë jovalide.

“DHËNIE E RYSHFETIT- PKK Kulla / 30.12.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor, për ti mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jo valide. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Asnjë koment

Comments are closed.