24-11-2024

Arrestohet pasi kërcënoi me armë dy persona, të dyshuarit iu gjetën afro 100 fishekë

Në Prizren është arrestuar një person,  pasi kishte kanosur me armë zjarri dy meshkuj kosovarë.

Në raportin 24 orësh, Policia ka njoftuar se të dyshuarit i kanë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Raporti nga PK

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe 96 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Asnjë koment

Comments are closed.