16-07-2024

PDK i thotë PO, Kurtit!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se e ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune.

Në një prononcim për Indeksonline, zëdhëndësi i PDK-së Faton Abdullahu, është shprehur se  Kryetari i partisë Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim i cili do të mbahet të hënën.

Abdullahu potencoi se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe konsistent, dhe se Kosova është në krizë në çdo fushë.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më pare”, tha Abdullahu për Indeksonline.

Ndërsa shtoi se pjesmarrja e Krasniqit në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.

“Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, tha tutje Abduallahu.

Asnjë koment

Comments are closed.