15-07-2024

Arrestohet një serb për kryerje të veprave penale që janë kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M., për veprat penale “që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.

Personi në fjalë i përket nacionalitetit serb, por bartë pasaportë të Republikës së Kosovës.

Për të njëjtin është kërkuar të caktohet masa e paraburgimit, shkruan Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ka arrestuar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.

Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura.

Asnjë koment

Comments are closed.