10-12-2024

Dhunë në pleqëri: 71-vjeçari në Dragash e rrah gruan, ajo e denoncon në polici

Së fundmi në një familje në Dragash, një 71-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gazeta Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe e cila ka rrëfyer se raste të tilla kanë ndodhur sistematikisht në familjen e tyre.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe inicimi i rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.