27-04-2024

Arrestohet për kanosje, i konfiskohen dy revole me 30 fishekë në Damjan të Hasit

Një 32-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur një person derisa Policia e Kosovës ia kanë konfiskuar dy revole me 30 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Demjan të Hasit.

“Me datën 16.03.2023, Stacioni Policor në Gjakovë i është përgjigjur një rasti ‘kanosje’ të raportuar në fshatin Damjan-Gjakovë. Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve, në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992)”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

“Me vendim të prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore), i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rasti ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, ka njoftuar Policia. /BD

Lexo edhe:

Tradita e Hasit në Romajë, dokumentar i vitit 1972 (VIDEO)

Asnjë koment

Comments are closed.