Arrestohet për vjedhje një i mitur në Prizren
Një i mitur, të cilin policia e konsideron si përsëritës të rasteve, është arrestuar edhe për shkak të një vjedhje në Prizren.
“Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje’, që ka ndodhur në Prizren me 03.05.2019, ku pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një i dyshuar (E. A.), i cili dyshohet se ka kryer disa vepra penale ‘vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë në Prizren.
Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar/Departamentit për Krime të rënda Prizren.
Sipas policisë, i dyshuari tashmë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe prindit ka pranuar ta ketë kryer veprën penale të vjedhjes.
Ai është i njohur për organet e rendit si recidivist i këtyre veprave. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që i dyshuari është i mitur./GazetaePrizrenit.net