Arrestohet personi që kërcënonte nxënësit në Arbanë të Prizrenit
Policia në Prizren ka sqaruar nuk bëhet fjalë për ndonjë drejtor të arrestuar në Arbanë të Prizrenit, siç është raportuar, por për një person agresiv i cili ka kërcënuar nxënësit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Zëdhënësi rajonal i policisë, Hazir Berisha, ka sqaruar se fjala është një person i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mental dhe me urdhër të Gjykatës është arrestuar, për shkak se ka kërcënuar nxënësit e shkollës, por edhe bizneset përreth.
“I dyshuari është në mbajtje deri sa të përcillet në mjekësinë ligjore për të përcaktuar procedurat e mëtejme”, ka thënë ai për “GazetaePrizrenit.net”.
Burime tona njoftojnë se për shkak të sjelljeve agresive ndaj fëmijëve në polici është raportuar personi me inicialet D. H.