ATK suspendon dy zyrtarë – shkak aktakuza e ngritur nga Prokuroria
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi.
ATK ka marrë vendim për suspendimin e përkohshëm nga detyra të këtyre dy zyrtarëve.


