Arrestohet prizrenasi për dhunë ndaj babait
Në Prizren është arrestuar një person, i cili dyshohet se dje ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.
Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta e Prizrenit.
Raporti nga Policia:
“Prizren 29.05.2021 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.